Tregimi “Mërgim” pasqyron disa grima nga puna dhe jeta e mërgimtarëve të Pogradecit e Mokrës aty nga fundi i shekullit XIX, kur Shqipëria ende ishte e pushtuar nga Turqia. Jeta e rëndë e pa të ardhme në vendin e tyre i shtynte njerëzit të mërgonin dhe një nga vendmërgimet e asaj kohe ishte Vllahia, që kërkonte krahë pune për të ndërtuar edhe ura, skela e pallate.
Fshatarët e zbritur nga Mokra ndeshen shpesh në Vllahi me një moral tjetër , të panjohur për ‘ta, por edhe me kurthe të stërholla të jetës në vendin e huaj.